Dilaver I. Kurti
19 tetor 1934 – 28 nentor 1998.
Kontribut me vlera në studimin e kulturës ilire dhe mesjetare të Matit Dilaver Kurti u lind më 19 tetor 1934 në Burrel, në gjirin e një familje autoktone burrelase. Kur u lind ai, i ati, Ibrahimi, ishte oficer dhe shërbente në Dibër dhe Elbasan, në radhët e ushtrisë mbretërore shqiptare. Qysh herët në fëmijëri, te Dilaveri i vogël, i mëkuar me dashurinë dhe krenarinë për vendlindjen, u zgjuan interesa të veçanta për të njohur natyrën dhe historinë e të parëve të tij. Asokohe ishte luftë dhe në kushtet e një fëmijërie të trazuar, ai mezi mundi të mbaronte shkollën fillore. Por interesat e